Koka: Rama dhe Veliaj, të detyruar të bashkëjetojnë! PD brenda 10 ditëve nisë primaret

18:25, 06/10/2022

I ftuar në Task Force në SYRI TV me Sonila Meçon, gazetari Bledian Koka ka folur për raportin e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe kryeministrin Edi Rama dhe kandidatin e opozitës për Tiranën.

Koka theksoi se është e vërtetë që Rama dhe Veliaj mund të zihen mes tyre por në fund janë të detyruar të bashkëjetojnë.

Gjithashtu Koka tha se brenda 10 ditëve PD pritet të lancojë emrat dhe të nisë primaret

Koka: Unë mendoj se ata vërtet mund të zihen por në fund janë të detyruar të bashkëjetojnë bashkë. Të gjitha emisionet e majta  projektojnë zotin Veliaj për një mandat të tretë.

Brenda 10 ditëve PD pritet të lancojë emrat dhe të nisë primaret. Opozita është në sprovë që ta mbyllë sa më shpejtë këtë proces dhe ti japë elektoratit një emër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco