I iku motori nga kontrolli, plagoset rëndë i riu në Korçë

I iku motori nga kontrolli, plagoset rëndë i riu në Korçë

16:32, 06/10/2022

Një aksident me pasojë plagosjen e drejtuesit të motorit ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Korçë-Kapshticë.

Mësohet se shtetasi K. B., rreth 28 vjeç,duke drejtuar një motor pa targa, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka dalë nga rruga.

Njoftimi i policisë:

Devoll/Informacion paraprak

Më datë 06.10.2022, rreth orës 13:20, në aksin rrugor Korçë-Kapshticë, në afërsi të fshatit Dobranj, Devoll, shtetasi K. B., rreth 28 vjeç, banues në fshatin Menkulas, Devoll, duke drejtuar një motomjet pa targa, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë motomjeti ka dalë nga rruga.

Shtetasi K. B. mori ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Korçës dhe po transportohet në Tiranë, për mjekim më të specializuar.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco