Gara për zgjedhjet lokale, Berisha përjashton Bashën: Që të gjithë pjesë, përveç atij që është i izoluar

Gara për zgjedhjet lokale, Berisha përjashton Bashën: Që të gjithë pjesë, përveç atij që është i izoluar

14:00, 06/10/2022

Kryetari i PD-së vlerësoi sot maksimalisht, bashkëpunimin me aleatët e PD-së për zgjedhjen e një kandidati të përbashkët për zgjedhjet lokale dhe sidomos rëndësinë e primareve në evidentimin e kandidatëve. Sipas Berishës, gjithkush është i ftuar në këtë proces, me përjashtim të njerit, duke aluduar për ish-Kryetarin Lulzim Basha.

Në hyrje të Kuvendit, Berisha iu përgjigj interesit të gazetarëve:

“Formë më demokratike dhe civile sesa forma e një gare të hapur nuk mund të afrojë kush dhe ne po e afrojmë, - tha Kryetari i PD. - Ne u zotuam para qytetarëve shqiptarë se do të sjellim ndryshimin dhe e sollëm ndryshimin. Në këto primare do të votojnë anëtarësia, por edhe simpatizantët dhe unë u kërkova partive aleate bëni lista që të votojnë anëtarët dhe simpatizantët e tyre njëlloj, me barazi të plotë.

Pyetje: Po nëse nuk ju bashkohen edhe deputetët e palës tjetër?

Berisha: Gjersa gjithçka është e hapur, unë nuk shoh arsye pse ata të mos bashkohen në proces. Që të gjithë mund të marrin pjesë vetë, përveç njërit. Të jem i sinqertë me ju.

Cili është ai?

Berisha: Ai ka problemin e vet, e dini ju, të mos merrem me të këtu. E merrni me mend ju, s’ka nevojë. Jo, grupin tjetër nuk e implikoj, asnjë njeri nuk implikoj me atë. Ai është vetëm është i izoluar. Ai ka problemin, ta qartësojë problemin se është shumë serioz.

I izoluar? Po zoti Basha vijon takimet nga veriu në jug me kryetarët e degëve dhe tani do të nisë takime të tjera. Kështu tha zoti Alibeaj.

Berisha: Mirë, se ç’thotë zoti Alibeaj është tjetër punë. Po unë mund t’i them zotit Alibeaj se nuk është shumë e përshtatshme të bëhet zëdhënësi i tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco