SYRI TV/ I vihet flaka farmacisë, fqinjët: Na u duk si një bombë

11:00, 03/10/2022

Një farmacie i është vendosur zjarri në qytetin e Vlorës. Ngjarja është regjistruar gjatë orëve të parë të mëngjesit të sotëm në bulevardin ‘Ismail Qemali’ të qytetit bregdetar.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar një person të maskuar, i cili ka spërkatur me benzinë pjesën ballore të farmacisë e më pas i ka vënë flakën.

Farmacia është në pronësi të shtetases Resmina Isakaj. Sipas policisë, personit që i është vendosur zjarri në biznes nuk ka qenë e proceduar për ndonjë ngjarje dhe për këtë ende nuk dihen shkaqet e që çuan në djegien e subjektit privat.

Banorët, të cilët ndodheshin sipër farmacisë, thonë se kanë dëgjuar një shpërthim dhe kanë dyshuar se kishin të bënin me ndonjë vendosje të eksplozivit, por kur kanë dalë në ballkon kanë konstatuar zjarri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco