Një farmaci është përfshirë nga fjalët në orët e para të mëngjesit në bulevardin kryesor të qytetit të Vlorës.
Sipas të dhënave paraparake, zjarri mendohet të jetë i qëllimshëm pasi pranë farmacisë është gjetur një sasi lënde djegëse në një bidon.
Flakët kanë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërkohë që policia po këqyr kamerat e sigurisë për identifikimin e autorëve të këtij akti.
Ndërkohë mesohet se Resmina Isakaj është administratorja e biznesit dhe një person pa probleme me ligjin
Nuk dihen motivet e ngjarjes ende.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Më datë 03.10.2022, gjatë natës, në bulevardin “Ismail Qemali”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht, një subjekt privat “Farmaci”, në administrim të shtetases R. I, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.
© SYRI.net