Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka zhvilluar një tjetër takim me qytetarët për të dëgjuar shqetësimet e tyre.
Në një postim në Facebook, Meta u shpreh se përfshirja aktive e secilit prej tyre, është vendimtare që zëri i qytetarit të dëgjohet.
"Çdo ditë pranë banorëve të kryeqytetit për të dëgjuar shqetësimet e tyre. Përfshirja aktive e tyre, vendimtare që zëri i tyre të dëgjohet.
Ndryshimi do të nisë nga Tirana!
Partia e Lirisë do të garantojë rikthimin e Llogaridhënies!", shkruan ai.
© SYRI.net