Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, përmes një statusi në Twitter i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama të heqë dorë nga projektligji për amnistinë fiskale.
Ish-Presidenti Ilir Meta, shprehet se ky projektligj është projektuar dhe urdhëruar nga bota e krimit.
Më tej ai thotë se shpërfillja e papërgjegjshme e qeverisë ndaj shqetësimeve të partnerëve ndërkombëtarë në luftën kundër krimit të organizuar, është e papranueshme dhe e patolerueshme.
© SYRI.net