'Bëjeni përgënjeshtrimin'/ Çim Peka ka një ftesë për të gjithë të shqetësuarit e listës 'Soros'

'Bëjeni përgënjeshtrimin'/ Çim Peka ka një ftesë për të gjithë të shqetësuarit e listës 'Soros'

23:22, 29/09/2022

Në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv mbrëmjen e sotme u publikua lista me emrat e personazheve që marrin fonde nga George Soros. 

Lista është mjaft e gjatë, me emra eksponentësh politikë, të shoqërisë civile dhe të fushave të tjera. 

Synimi i Soros është të ndikojë politikën dhe jetën sociale sipas parimeve që i shkojnë për shtat filozofisë së tij. 

Reagimet në rrjet kanë qenë të shumta. 

Ka patur edhe nga ata që janë ankuar pse iu doli emri në atë listë. 

Gazetari Çim Peka, përmes një postimi në Facebook, ka një përgjigje për të gjithë zërat që kontestuan listën e publikuar në emision apo dhe pse u doli emri. 

Postimi
Per te gjithe qe po reagojne publikisht dhe privatisht se pse ju doli emri, ja ku i keni prej vitesh. Nuk kam pare asnje reagim apo pergenjeshtrim tuajin asnjehere. Rendesi ka te mos jeni. Bejeni pergenjeshtrimin publikisht dhe ju botohet pergenjeshtrimi tek Syri. Kaq!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco