Pyetja retorike e 'Spiegel' për Ramën, njeriu që përndjek mësuesen, por nuk 'sheh' kullat para hundës

Pyetja retorike e 'Spiegel' për Ramën, njeriu që përndjek mësuesen, por nuk 'sheh' kullat para hundës

19:43, 29/09/2022

Në 24 orët e fundit, dy nga mediat më të rëndësishme gjermane, radio publike dhe një gazetë autoritare, kanë ngritur shqetësimin se Shqipëria nuk ka asnjë shans të përparojë drejt integrimit në kohën kur në vend nuk ekziston liria e medias.

Pikërisht teksa vazhdonte jehona e këtyre shkrimeve, Edi Rama u shfaq sërish në FB duke lëshuar mllef kundër gazetarëve, pse e kanë kritikuar për vendimin që të legalizojë ndërtimet shumëkatëshe pa leje.

Duke treguar sërish se ai është vetë zot e vetë shkop në një vend ku nuk ka as parlament dhe as drejtësi, ai tha se një ndërtues pa emër i kishte dorëzuar disa mijëra metra katrorë, a thua se ky shtet është një çiflig personal i Ramës.

Më pas u tërbua ndaj medias, pse i kanë thënë që nuk i sheh kullat pa leje që i ka para hundës çdo ditë. Sigurisht Rama i sheh dhe e di mirë çdo gjë, por atij i interesojnë paratë, korrupsioni dhe krimi.

Përpara gazetarëve tha se nuk e ka për detyrë që të shohë ndërtimet pa leje, por se tani e tutje do i shohë me satelitë nga qielli. Çfarë mjerimi mendor!

Tamam si çdo autokrat, që bën sikur nuk e di se kush vjedh, kush bën krime, kush bën korrupsion, edhe ai bëri të paditurin për të treguar se vetëm ai është i pastër dhe po lufton për dekada për të drejtën dhe ligjin.

Ai, emri i të cilit lidhet vetëm me krimin, drogën, korrupsionin, vjedhjen dhe manipulimin. Lexoni shkrimet e dy medieve gjermane për të kuptuar se sa herë përmendet Rama, në mendje të vjen mafia dhe kapja e shtetit.

Tani pret që shqiptarët të besojnë se ai që para pak ditësh tregoi hapur se kishte përndjekur një mësuese, të cilës ia dinte edhe rrënjët, vetëm pse kishte folur kundër qeverisë së tij në një takim me Sali Berishën, nuk e di se kush po ndërton pa leje. Ai që ka ngritur një rrjet patronazhistësh si në komunizëm, nuk di gjë. Ai që kontrollon agjencinë më të madhe ligjvënëse në vend, nuk di asgjë. Nëse nuk i di, le të marrë taksinë natën siç ka deklaruar, dhe do ia tregojë taksisti të gjitha.

Në fund, mjafton një pyetje retorike që revista më e madhe gjermane, Spiegel i bëri para pak ditësh: Si është e mundur që të ndodhin gjithë këto gjëra dhe të mos përparojë një vend kaq i vogël me 2.8 milionë banorë? Përgjigja është e thjeshtë: Se Rama e ka kthyer në feudin e tij ku vjedh e plaçkit çdo gjë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco