Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një intervistë për emisionin 'Repolitix' ka deklaruar se marrëdhëniet me SHBA-të kanë qenë dhe janë shumë të mira.
Ish-Presidenti Meta u shpreh se SHBA-të janë të interesuara për forcimin e demokracisë në Shqipëri ndërsa shtoi se akti ndaj Berishës është një koordinim Rama-Basha.
"Raporti ynë si Parti e Lirisë është në radhë të parë me PD-në. Asnjë ligj në botë nuk me ndalon mua kandidimin në zgjedhje.
SHBA-të janë të interesuara për forcimin e demokracisë në Shqipëri ndërsa akti ndaj Berishës është një koordinim Rama-Basha.
Marrëdhëniet me SHBA-të kanë qenë dhe mbeten shumë të mira."-tha Meta.
© SYRI.net