Koka: Injorimi i ambasadorëve, sovranizëm fals! Rama i qesëndis sa herë ka nevojë për pisëllëqet e veta

18:20, 29/09/2022

I ftuar në Task Force në SYRI TV me Sonila Meçon, gazetari Bledian Koka ka folur për amnistinë fiskale të qeverisë Rama, si një provokim për BE-në.

Injorimin e ambasadorëve nga kryeministri Rama, Koka e ka quajtur një sovranizëm fals sepse kur i duhen ambasadorët Ramës për të bërë shoë, ai i merr i qesëndis sa herë ka nevojë të bëjë pisëllëqet e veta.

Koka: Injorimi i ambasadorëve sot nga Rama është një sovranizëm fals. Sepse kur i duhen ambasadorët Ramës për të bërë ‘kongresin e arsimit’, një kongres fals, ose për të bërë shoë ai i merr i qesëndis dhe ata i shkojnë, ndërkohë që sot dhe dje, sa herë që Rama ka nevojë të bëjë pisëllëqet e veta, ai shfaq këtë pjesën e sovranizmit dhe qytetarët shqiptarë ata që duan Ramën por edhe Shqipërinë sovrane por kur e përmend opozita kjo është ‘haxhiqamilizëm’, e hanë këtë tek. Është një make up politik i menduar mirë. Pasi informacionin që Rama e kërkoi takimin dhe e injoroi takimin ne na ka ardhur nga Kryeministria, pra i ka interesuar që ti tregojmë popullit që ne ambasadorët i trajtojmë ashtu siç e kanë vendin dhe për interesin e Shqipërisë ne bëjmë atë që mendojmë se është më e mira.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco