SYRI TV/ Mediat turke ‘shuplakë’ Ramës: Shkolla dhe kopshti u mbyllën me kerkesë të Erdogan

15:50, 28/09/2022

Ndërsa kryeministri Edi Rama vazhdon të mohojë se pas vendimit të qeverisë për mbylljen e kolegjit mehmet  akif dhe kopshtit Turgut Ozal, fshihet plotësimi i kërkesës së vazhdueshme të  Presidentit  Rexhep Taip Erdogan,  duket se ne Turqi, situata është e qartë. 

Sipas mediave turke, insitucionet arsimore, të Kompanisë Turgut Uzal, u mbyllën me kërkesë të Presidentit të Turqisë, Erdogan.  “Takvim”, një gazetë pranë qeverisë në Turqi, shkruan se mbyllja e kopshtit dhe shkollës erdhën “pas përpjekjeve të gjata diplomatike dhe vizitës së fundit të Presidentit të Turqisë në Ballkan”.

Sipas “Takvim”, qeveria shqiptare vendosi mbylljen e këtyre shkollave dhe përzënien e mësuesve prej tyre pas aktivitetit të shtuar të diplomacisë turke.

Shkollat u mbyllën pas përpjekjeve diplomatike të Turqisë. Menjëherë pas vizitës së Presidentit Erdogan në Ballkan filloi edhe mbyllja e aktivitetit të tyre duke i përzënë prej andej. Pas kopshtit të kompanisë "Turgut Ozal", u mbyll edhe kolegji “Mehmet Akif”, shkruan Takvim në faqen e saj.

Në të njëjtën linjë e kanë raportuar ngjarjen edhe gazetat  “Aksam” si edhe televizioni shtetëror turk, TRT.

Kryeministri Edi Rama, e ka argumentuar,  mbylljen e  këtyre insitucionev e arsimore, të cilësuara si të financuara nga Fondacioni Gylen, me moszbatimin e ligjit, për marrjen e licensës pas ndryshimit të godinës.  Por vendimi  I qeverisë,  erdhi disa muaj, pas ultimatumit  të presidentit Erdogan, I cili  kërkoi të merren masa kunder  organizates FETO në Shqipëri, në mënyre qe marredheniet mes dy vendeve mos të erresohen.  

Pas mbylljes së kopshtit dhe kolegjit të vajzave,  në nisje të vitit  të ri shkollor, më shumë se 400 fëmijë dhe adoleshentë, u lënë jashtë bankave të shkollës ndersa dhejtra mesues,  ngelen te papune.   

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco