Arrestime në Shkodër, të tjerë në kërkim: zbulohet Call Center që zhvaste investitorët dhe pastronte para

Arrestime në Shkodër, të tjerë në kërkim: zbulohet Call Center që zhvaste investitorët dhe pastronte para

14:37, 28/09/2022

Drejtuesit dhe punonjësit e një Call Center në Shkodër, që ishte kthyer në një celulë mashtruesish, prej nga telefonoheshin qytetarët që të investonin para në bursa fiktive, kanë përfunduar në prangat e Policisë së Shkodrës ose në listat e personave në kërkim.

Policia e Shkodrës njoftoi se në bashkëpunim me hetuesit e krimeve kompjuterike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, kreu operacionin e koduar "North Forex 4” për të goditur mashtrimin kompjuterik.

Si rezultat u arrestuan shqiptarë dhe të huaj:

J. P., 28 vjeç, banues në Vaun e Dejës, administrator i subjektit, me akuzën "Mashtrim kompjuterik" kryer në bashkëpunimin dhe "Pastrim i produkteve të veprës penale";

F. P, 36 vjeçe, shtetase rumune, banuese në Shkodër, menaxhere e subjektit, për veprat penale "Mashtrim kompjuterik" kryer në bashkëpunim dhe "Pastrim i produkteve të veprës penale”.

Në vijim u bë shpallja në kërkim e shtetasve:

E. S, 34 vjeç, banues në Shkodër

D. Sh, shtetas izraelit, banues në Tiranë

L. Gj, 25 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë specialist teknologjie pranë subjektit call center.

Gjithashtu, nisi procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale "Mashtrimi kompjuterik", për shtatë persona, të gjithë nga Shkodra:

E. Sh, 25 vjeçe

K. G, 31 vjeç

O. J, 24 vjeç

E. Rr, 46 vjeç

M. Ç, 36 vjeçe

E. M, 31 vjeçe

A. K, 33 vjeç

Policia, gjatë kontrollit në Call center që ndodhej në lagjen “Kongresi i Përmetit”, ka gjetur dhe sekuestruar 17 pajisje kompjuterike të përshtatura për mashtrim nëpërmjet platformave të ndryshme.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 2 të arrestuarit, në bashkëpunim me 3 të shpallurit në kërkim, kishin punësuar disa operatorë që telefononin shtetas të ndryshëm dhe i mashtronin ata që të kryenin investime në bursa fiktive.

Në këtë subjekt janë sekuestruar edhe 2 aparate celulare që dyshohet se përdoreshin për lotari të palejuara.

Në vijim të veprimeve nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. U., 25 vjeç dhe S. R., 34 vjeç, të dy banues në Shkodër, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.

Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër po vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco