EMRI/ U qëllua me armë zjarri, ndërron jetë në spital 44-vjeçari në Shkodër

EMRI/ U qëllua me armë zjarri, ndërron jetë në spital 44-vjeçari në Shkodër

22:00, 27/09/2022

Pjetër Kola 44 vjeç ka ndërruar jetë këtë mbrëmje në spitalin e Shkodrës pasi u qëllua me armë zjarri.

44-vjeçari nga Lezha u qëllua në rrethana të paqarta ndërsa fillimisht mbeti i plagosur, por më pas u dërgua në spital ku ndërroi jetë në duart e mjekëve.

Shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes së rëndë ende nuk dihen ndërsa mësohet se është ngritur një grup hetimor për të zbardhur krimin.

Njoftimi i Policisë
Rreth orës 18:00, në qendrën shëndetësore të Vaut të Dejës është paraqitur për ndihmë mjekësore, shtetasi P. K., 44 vjeç,  nga Lezha,  i plagosur me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta, ne fshatin Qafë Çelë, Pukë. 

Ky shtetas është transportuar në Spitalin Rajonal Shkodër, për ndihmë mjekësore më të specializuar, i cili ndërroi jetë në spitalin e Shkodrës.

Është ngritur menjëherë grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco