Zgjedhjet në Itali, Alba Kepi: Fitoi demokracia, liria dhe e drejta e votës, gjë që në Shqipëri nuk ndodh

21:47, 27/09/2022

Gazetarja Alba Kepi komentoi nga Roma për emisionin 'A Show' në Syri Tv fitoren e qendrës së djathtë në zgjedhjet e së dielës në Itali. Kepi deklaroi se në Itali fitoi demokracia, liria, e drejta e votës.

"Fitoi dhe konstitucionalizmi. Brenda pak orësh kishim përgjigjen për fituesin e zgjedhjeve. Pjesë e aftësive politike dhe legjislaturës italiane, gjë që në Shqipëri nuk ndodh."-tha Kepi.

Sa i përket 'fashizmit' të përmendur pas fitores së Georgia Melonit, gazetarja Alba Kepi është e mendimit se kjo është e papranueshme.

"E papranueshme kur e dëgjon dhe nga atje në Shqipëri këtë gjë. Qeveria në Shqipëri nuk i garanton qytetarëve votën e lirë dhe as të drejtën e emigrantëve për të votuar.

Në Itali ka fituar anti-ideologjia. Fratelli d'Italia, Meloni është pjesë e një partie që ka firmosur një rezolutë që dënon diktaturat."-tha Kepi.

Më tej gazetarja shqiptare tha nga Roma se Georgia Meloni s’mund të quhet pasuese e Musolinit ndërsa shtoi se ajo është e vetmja lidere politike që ka udhëtuar në 21 rajone italiane.

“Analiza që kam bërë unë, të gjithë gazetarët arsyetonin me anë të vendit që ata përfaqësonin. Nëse një gazetar amerikan bën titullin se po kthehet fashizmi, frika e tij s’është Georgia Meloni, por Trump. Kështu ndodh dhe me media të tjera.”-tha Alba Kepi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco