Mbylli shkollën pas kërkesës së Erdogan/ Rama bëhet qesharak: Nuk më bën presion kush

Mbylli shkollën pas kërkesës së Erdogan/ Rama bëhet qesharak: Nuk më bën presion kush

19:47, 27/09/2022

Kryeministri Edi Rama ka mohuar sërish t’i jetë kërkuar nga presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan mbyllja e shkollave turke në Tiranë. Në një prononcim për mediat pas mbledhjes së Kryesisë së PS, Rama u bë qesharak duke thënë se nuk i bën presion askush.

'Doni të kërkoni konspiracione dhe të dëshmoni këtë me qëllime të errëta. Mua nuk më bën presion askush, asnjë politikan i asnjë shteti këtu apo jashtë sepse unë jam kryeministri që më kanë zgjedhur shqiptarët.

Unë këtu mund të bëj gabime, por janë gabime që nuk vijnë nga qëllimi i keq, por nga një gjykim që mund të mos jetë i duhuri”, tha kreu i qeverisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco