Një magazinë me rroba është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të diele në Qytet Studenti.
Shkaqet dhe rrethanat e zjarrin janë ende të paqarta ndërsa Syri.net ka siguruar pamje nga vendngjarja.
Fatmirësisht nga zjarri nuk ka të lënduar ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për rastin në fjalë.
Njoftimi i Policisë
Më datë 25.09.2022, në Qytet Studenti, ka rënë zjarr në një magazinë me rroba, dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
© SYRI.net