Një 65-vjeçar është gjetur i mbytur në lumin Vjosa. Burime bëjnë me dije se viktima Novruz Kanani, një ditë më parë është larguar nga banesa duke mos u kthyer.
Ishte bashkëshortja e tij e cila njoftoi largimin e bashkëshortit nga shtëpia ndërsa nga këqyrja e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e mbytjes së 65-vjeçarit.
Njoftimi
Rreth orës 15:00, në shtratin e lumit Vjosa, është gjetur pa shenja jete, dyshohet i mbytur shtetasi N. K., rreth 65 vjeç, banues në Përmet.
Ditën e sotme, bashkëshortja e shtetasit N. K. ka bërë njoftim se ky shtetas ishte larguar mbrëmjen e djeshme nga banesa.
Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
© SYRI.net