Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të piktorit Sali Shijaku.
‘Sali Shijaku, mjeshtri i madh i pikturës dhe arteve pamore mbylli sytë përgjithmonë. Ndarja e tij nga jeta është një humbje e madhe për pikturën, artin dhe kulturën tonë’, shkruan Berisha në Facebook.
Postimi i plotë:
Nderim për piktorin e pavdekshëm Sali Shijaku!
Të dashur miq, Sali Shijaku, mjeshtri i madh i pikturës dhe arteve pamore mbylli sytë përgjithmonë. Ndarja e tij nga jeta është një humbje e madhe për pikturën, artin dhe kulturën tonë.
Duke shprehur nderimin tim më të thellë për Sali Shijakun dhe trashëgiminë e tij artistike të pavdekshme i përcjell familjes, të afërmve dhe miqve të kollosit të pikturës dhe arteve pamore shqiptare, ngushëllimet më të ndjera dhe lutem që shpirti i tij të prehet në paqe. Amin. sb
© SYRI.net