'Ambasadorja e SHBA flinte në hotelin e 'terroristit''/ Arjan Curi zbulon emailin e Gledis Nanos për Yuri Kim

'Ambasadorja e SHBA flinte në hotelin e 'terroristit''/ Arjan Curi zbulon emailin e Gledis Nanos për Yuri Kim

22:06, 23/09/2022

Analisti Arjan Curi zbuloi në Çim Peka Live një tjetër email të ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, që u hackërua nga sulmi kibernetik. 

Në këtë email, tregoi Curi, Nano akuzon për terrorizëm një qytetar dhe biznesmen, i cili ishte pronar i një hoteli. 

Hoteli i tij, tha Curi, frekuentohej edhe nga ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim. 

Arjan Curi: Në një nga emailet që pashë, Gledis Nano me paaftësinë dhe inkompetencën e tij i drejtohej ambasadës amerikane ku i thoshte për një person që ishte terrorist. Dhe i jepte këtë informacion ambasadës amerikane. Drejtori i anti-terrorit s'mund të na thotë të gjithëve terroristë. E verifikoj këtë email, mqs jam edhe pjesë e medias, përveccse e akademisë dhe e gjej këtë person i akuzuar si terrorist. I them, e more vesh, më thotë po. E di cila është më e forta, më thotë - që ambasadorja amerikane ka fjetur disa herë në hotelin tim. Pra, në këtë inkompetencë dhe këtë paaftësi ne i vendosim edhe diplomatët në të tilla pozicione. Terroristi kishte hotel dhe nw hotelin e terroristit kishte fjetur disa herw ambasadorja amerikane. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco