‘Polici i ofroi para mjekut’/ Gjokutaj: Ky quhet ‘arrestim i planifikuar’! Edhe në Iran ekziston policia e moralit

‘Polici i ofroi para mjekut’/ Gjokutaj: Ky quhet ‘arrestim i planifikuar’! Edhe në Iran ekziston policia e moralit

19:33, 23/09/2022

Avokati Genc Gjokutaj ka reaguar pas lajmit të sotëm se në spitalin e Traumës u arrestuar një mjek anestezist pasi mori ryshfet 200 €.

Në postimin e tij në Facebook, Gjokutaj sqaron opinionin publik se polici është prezantuar si familjar i pacientit dhe i ka ofruar shumën e parave dhe sipas avokatit ky quhet arrestim i planifikuar.

‘Edhe në Iran ekziston policia e moralit’, shton më tej Gjokutaj.

Postimi i plotë:

Sa per sqarim opinionit publik!

Mjeku i arrestuar sot per 200€ eshte bere nepermjet ofrimit te shumes nga nje polic i infiltruar i cili eshte prezantuar si familjar i pacientit! Pra nje polic civil qe e ofron shumen tek mjeku dhe Policia e Shtetit qe e kap me leket ne dore! Ky ne gjuhen popullore quhet arrestim i planifikuar!

Edhe ne Iran ekziston Policia e moralit! G 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco