Raporti i BB/ Xhixho: Shqiptarët po zhyten në varfëri! Rama s’ka prioritet arsimin as sa Kosova!

Raporti i BB/ Xhixho: Shqiptarët po zhyten në varfëri! Rama s’ka prioritet arsimin as sa Kosova!

19:26, 23/09/2022

Deputetja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho ka reaguar pas raportit të Bankës Botërore e cila ka ngritur alarmin për prekjen e buxhetit të arsimit dhe shëndetësisë nga qeveria e Edi Ramës.

‘Qeveria Rama nuk ka prioritet arsimin, shkurton buxhetin e arsimit, nuk mbështet rritjen e pagës sa Kosova për pedagogët dhe nuk parashikon asnjë mbështetje financiare për studentët, as sa Kosova’, shkruan Xhixho në Facebook.

Postimi i plotë:

Qeveria Rama nuk ka prioritet arsimin, shkurton buxhetin e arsimit, nuk mbështet rritjen e pagës sa Kosova për pedagogët dhe nuk parashikon asnjë mbështetje financiare për studentët, as sa Kosova.

Ndërkohë, raporti i Bankës Botërore i shtohet listës së institucioneve ndërkombëtare që kanë ngritur alarmin për shkurtimin e buxhetit të arsimit dhe shëndetësisë.

Banka Botërore i sugjeron qeverisë:

? Të mos shkurtojë fondet për arsimin dhe shëndetësinë, pasi ato vlerësohen me pamjaftueshmëri të thellë në raport me nevojat reale.

? Sipas Bankës Botërore, shkurtimet duhen bërë në shpenzime buxhetore si udhëtimet, dietat dhe shpenzime të tjera operative

Buxheti i arsimit, më i ulëti në rajon u shkrtua me 15 milion dollarë me akt normativ në prill 2022, gjë e cila e rëndon akoma më tej situatën në këtë sektor jetik për vendin.

Ndërsa shqiptarët po zhyten në varfëri për shkak të krizës dhe mungesës së mbështetjes nga qeveria, kjo e fundit ka cunguar buxhetin e arsimit, duke lënë të paprekura koncesionet dhe inceneratorët që çojnë para në xhepat e klientëve të saj.   

E kemi kundërshtuar me forcë shkurtimin e buxhetit të arsimit që në krye të herës, pasi vetëm me mbështetjen e duhur financiare mund të rimëkëmbim shkollat dhe universitetet, të cilat po boshatisen përditë.

??Arsimi është e ardhmja, nuk janë koncesionet dhe PPP.

Arsimi si prioritet kombëtar mund frenojë shpopullimin e vendit, drama më e madhe që po kalojnë familjet shqiptare sot.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco