SYRI TV/ Katërfishohet fatura e energjisë elektrike, ERE merr vendim: Një kilovat 42 lekë

19:00, 23/09/2022

Duke filluar nga data 1 tetor, faturat e energjisë elektrike, do të jenë katërfish më të larta për konsumatorët shqiptarë.

Enti Rregullator i Energjisë ka formalizuar vendimin e paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama para pak javësh.

Vendimi prek ato familje të cilat harxhojnë më shumë se 800 kilovat/orë në muaj. Sipas të dhënave të publikuara nga konfindustria fasha mbi 800 kilovat efekton më shumë se 20% të familjeve shqiptare.

Sikurse ishte paralajmëruar më herët nga kryeministri Edi Rama, duke filluar nga data 1 nentor, fatura e energjisë elektrike do të rëndojë katërfish më shumë xhepat e konsumatorëve që shpenzojnë mbi 800 kilovat në muaj.

Me një vendim të kësaj të premteje, Enti Rregullator i Energjisë ka përcaktuar tarifat e rritura ku një kilovat do të kushtojë 42 lek nga 9.5 lekë që paguhej më parë. Enti Rregullator i Energjisë e ka justifikuar vendimin me pretendimin se është marrë për të krijuar likuiditetin e nevojshëm për të mbuluar nevojat financiare të blerjes së energjisë në burse e cila aktualisht ka ulur ndjeshem cmimin e shitjes.

Pavarësisht zërave kundër nga ana e opozitës, pjesëmarrës në mbledhje, kryetari I entit rregullator thekson se numri i familjeve të prekura nuk është shumë i lartë. ndër të tjera z.Ahmeti deklaroi se së fundmi familjet kanë ulur konsumin

Sipas të dhënave të publikuara nga konfindustria fasha mbi 800 kilovat prek më shumë se 20% të familjeve shqiptare, xhepart  e të cilëve do të ngrijnë më tej bashkë me dimrin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco