Mbyllja e ‘Mehmet Akif’, Boçi poston recitimin emocionues të nxënëses: Krim ndaj brezave ekselentë

18:19, 23/09/2022

Nënkryetari i PD-së Luçiano Boçi ka shpërndarë recitimin emocionues të nxënëses së shkollës Mehmet Akif gjatë protestës së sotme kundër vendimit të qeverisë së Edi Ramës për mbylljen e këtij institucioni arsimor i cili ka 26 vite që operon në Shqipëri.

‘Mbyllja e “Mehmet Akif” është një atentat ndaj dijes dhe arsimit. Është krim i pastër ndaj brezave ekselentë që janë shkolluar aty dhe ndaj nxënësve e familjeve që kanë regjistruar fëmijët’, shkruan Boçi në Facebook.

Postimi i plotë:

Ky recitim emocionues i nxënëses në protestë, me akuzë poetike ndaj vendimit terrorist për mbylljen e një shkolle elitë, nuk ka nevojë për koment!

Thjeshtë duhet dëgjuar deri në fund, për të kuptuar nga aty se kush na qeveris, çfarë predikojnë dhe çfarë realisht bëjnë.

Mbyllja e “Mehmet Akif” është një atentat ndaj dijes dhe arsimit.

Është krim i pastër ndaj brezave ekselentë që janë shkolluar aty dhe ndaj nxënësve e familjeve që kanë regjistruar fëmijët.

#Nejemimenxënësit

#Arsiminërrezik

#Shqipërianërrezik

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco