Prokuroria e Durrësit sekuestron pasurinë e një trafikanti, 6 apartamente, 4 makina dhe 3 llogari bankare

Prokuroria e Durrësit sekuestron pasurinë e një trafikanti, 6 apartamente, 4 makina dhe 3 llogari bankare

13:58, 23/09/2022

Prokuroria e Durrësit ka vendosur sekuestro preventive mbi pasurinë e Klejdi Avdylit nga Shijaku dhe të familjarëve të tij. Një garazh makine, 6 apartamente, 4 makina dhe 3 llogari bankare janë bllokuar.  Klejdi Avdyli është i arrestuar, akuzohet për trafik droge në Itali.

Në njoftimin zyrtar thuhet:

Mbi kërkesën e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, bazuar në nenin 274 të K. Pr. Penale si dhe ligjin nr. 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë” (ndryshuar me ligjin nr. 24/2014, datë 20.03.2014, nr. 70/2017, datë 27.04.2017), me vendimin nr. 573, datë 18 shtator 2022, ka vendosur:

Të caktojë si masë sigurimi pasuror “Sekuestro Preventive”, për pasuritë e shtetasit K.A dhe të familjarëve të tij. Për këto arsye në mbështetje të vendimit të mësiperm si dhe të neneve 462,463 të K.Pr.Penale është urdhëruar:

1. Ekzekutimi i menjëhershëm i vendimit penal Nr. 573, datë 18.09.2022 të Gjykatës Shkallës së Parë Durrës për pasuritë e shtetasit K.A dhe familjarëve të tij:

Pasuritë e sekuestruara:

Garazhd me sipërfaqe 160.91 m2, ndodhur në  Durrës, në pronësi të shtetasit I.A;

Apartament me sipërfaqe 73.68 m2, ndodhur në Durrës, në pronësi të shtetasit I.A;

Apartament me sipërfaqe 58.36 m2, ndodhur në Durrës, në pronësi të shtetasit I.A;

Apartament me sipërfaqe 73.68 m2, ndodhur në Durrës, në pronësi të shtetasit I.A;

Apartament me sipërfaqe 59.61 m2, ndodhur në Durrës, në pronësi të shtetasit I.A;

Apartament me sipërfaqe 114.5 m2, ndodhur në Tiranë, në pronësi të shtetasit I.A dhe E.A;

Apartament me sipërfaqe 69.92 m2, ndodhur në Durrës, në pronësi të shtetases E.A;

Automjet me targa AA__, në pronësi të shtetasit K.A;

Automjet me targa AA__, në pronësi të shtetasit K.A;

Motomjet me targa AY__, në pronësi të shtetasit K.A;

Automjet me targa AA__, në pronësi të shtetases Sh.A;

Llogarinë në Bankën Kombëtare Tregtare, me valutë në Euro, në emër të shtetasit I.A;

Llogarinë në Bankën Kombëtare Tregtare, me valutë në Euro, në emër të shtetasit I.N. A.

Llogarinë në Raiffeisen Bank, me valutë në Euro, në emër të shtetasit I.N. A.

2. Është ngarkuar  me ekzekutimin e ketij vendimi, Drejtoria Vendore e Agjensisë Shtetërore të Kadastrave Durrës, Drejtoria Vendore e Agjensisë Shtetërore të Kadastrave Tiranë, Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, Banka Kombëtare Tregtare (BKT) dhe banka “Raiffeisen Bank”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco