VIDEO/ 'Përgjithmonë Mehmet Akif'/ Nxënëset dalin në protestë

11:18, 23/09/2022

Pas mbylljes së kolegjit 'Mehmet Akif', nxënëset e kësaj shkolle kanë dalë në protestë paraditen e sotme.

Me pankartat në duar ku shkruhet “Përgjithmonë Mehmet Akif” dhe duke brohoritur “Bashkë do t’ia dalim”, ato kërkojnë që mësimi të nisë sërish në shkollën e tyre.

Kujtojmë se ditën e djeshme qeveria shqiptare mori vendimin për mbylljen e kësaj shkolle private pas propozimit të ministres Evis Kushi. Në njoftim, institucionit arsimor iu kërkua që të pajisë me dokumentacion nxënësit, të cilët dëshirojnë të transferohen në shkollë tjetër si dhe t’u kthejë mbrapsht pagesat e bëra.

Ajo çfarë e bën vendimin më të dyshimtë, lidhet me faktin se drejtuesit e kësaj shkolle, ishin përcaktuar nga Erdogan si mbështetës të Gylenistëve, për të cilët ai i bëri thirrje qeverisë shqiptare gjatë vizitës në 17 janar që t’ja dorëzonte Turqisë, pasi sipas tij këta të fundit kishin tentuar të bënin grusht shteti në Ankara.

Edhe sot nxënësit kanë një parullë ku shkruhet: "Neni 8, arsimi është i depolitizuar".

Madje në shenjë revolte dhe për të kujtuar se si krenohej qeveria me ta, nxënësit kanë nxjerrë të gjithë arsenalin e certifikatave dhe medaljeve, që për ironi janë firmosur nga vetë kryeministri Edi Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco