EMRI/ Vrasja e të riut në Shkodër, autor dyshohet djali i Ismet Çekores, i ekzekutuar më 2 shtator

EMRI/ Vrasja e të riut në Shkodër, autor dyshohet djali i Ismet Çekores, i ekzekutuar më 2 shtator

18:49, 22/09/2022

Bajram Çekorja është personi i dyshuar si autor i vrasjes së 19-vjeçarit Erjon Xhenja mbrëmjen e së dielës në Shkodër. Policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim Çekoren ndërsa dyshohet se edhe dy të tjerë janë të implikuar në vrasje.

Sipas ekspertëve të grupit hetimor, Policia e Shkodrës është pranë identifikimit të autorit të kësaj ngjarje, dhe nga ana e hetuesve priten edhe përgjigjet e analizave laboratorike për të gjetur edhe gjurmët e gishtave pranë pistoletës e cila është përdorur për kryerjen e krimit.

Shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta ndërsa flitet për përplasje mes bandave që kanë tronditur kryeqendrën e veriut.

Bajram Çekorja është djali i 57-vjeçarit Ismet Çekorja i cili u ekzekutua më 2 shtator në Shkodër. Edhe pse i shpallur në kërkim për një tjetër atentat ndaj Alban Bruçit më 25 gusht, kjo nuk e ka penguar Bajram Çekoren të vrasë 19-vjeçarin Xhenja, i cili dyshohet se i nxori të atin në pritë më 2 shtator.

Megjithatë, mbetet për tu konfirmuar nga autoritetet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco