Spiropali shpjegon situatën: Kemi 1 milon sulme kibernetikë në muaj por ky i fundit ishte ndryshe

Spiropali shpjegon situatën: Kemi 1 milon sulme kibernetikë në muaj por ky i fundit ishte ndryshe

13:46, 22/09/2022

Në përgjigje të akuzave të kreut demokrat për sulmet kibernetike dhe për situatën në të cilën ndodhet vendi reagoi në parlement Elisa Spiropali.

Ajo u mundua të shpjegonte se qeveria ku bën pjesë kishte punuar mirë edhe pse u deklarua më herët hakerat kishin 14 muaj që kontrolonin qeverinë.

Ajo permendi edhe 1 milonë sulme që ishte përballur qeveria nga hekerat e tjerë.

Spiropali: Meqë flasim për ata përtej oqeanit, diskutime më serioze bëhen në kongresin amerikan e senat për sulmet kibernetike të Shqipërisë se në kuvend.

Në fillim u tallët, pastaj doli që nuk ishin disa adoleshentë që kishin bërë sulmin por i mbështetur nga republika islamike e Iranit. Po fakti që nuk ishte vetëm ndaj Shqipërisë por ndaj shtëpisë së NATO-s. Sulme të tilla, ne kemi 1 mln tentativa në muaj, janë të një mënyre tjetër të padëmshme, ky rast nuk është i tillë, nuk ishte mungesë buxheti por ishte qëllimi për të paralizuar shërbimet, por ato u ngritën në këmbë për një javë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco