1 viktimë dhe 2 të plagosur, pamje nga aksidenti i rëndë në aksin Elbasan-Peqin

22:40, 21/09/2022

Pamjet që shikoni janë nga aksidenti i rëndë që ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin Elbasan-Peqin ku humbi jetën një person.

Siç shihet në pamjet e siguruar nga Syri.net dy mjete janë përplasur ndërsa një prej tyre ka dalë nga rruga duke u përmbysur.

Mësohet se ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit tip 'Benz' ndërsa kanë mbetur të plagosur edhe dy pasagjerë të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjare për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Njoftimi

Më datë 21.09.2022, rreth orës 21:40, nē aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Karin, Peqin, mjeti tip "Benz" është përplasur me mjetin tip "Volkswagen ", dhe për pasojë ka ndëruar jetë drejtuesi i mjetit tip"Benz", si dhe janë dëmtuar dhe dy pasgjerë të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjeksore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco