Harxhi: Rama duhet të kishte dhënë dorëheqjen, po shndërrohemi edhe në rrezik për NATO-n

Harxhi: Rama duhet të kishte dhënë dorëheqjen, po shndërrohemi edhe në rrezik për NATO-n

08:19, 21/09/2022

Anëtarja e kryesisë së PD-së, Edit Harxhi u shpreh në  emisionin “Ora e Betit” në RTV Ora, se qeveria ka rënë në raport me mbrojtjen e të dhënave të shqiptarëve.

Sipas saj, Rama duhet të kishte dhënë dorëheqjen tashmë dhe shtoi se vendi ynë është duke vënë në rrezik edhe sigurinë e NATO-s.

Harxhi: Këtu është i gjithë rrjeti për sigurinë kombëtare. Presidenti është kreu i sigurisë kombëtare. Kjo qeveri ka rënë me kohë dhe nëse marrim këshillin e sigurisë kombëtar, që përbëhet nga figurat më të larta në vend, të gjitha këto hallka janë vënë në detyrë në mënyrë të njëanshme nga Rama, prandaj nuk mblidhen.

Unë fajësoj Ramën që duhet të kishte dhënë dorëheqjen, ashtu si në shumë vende të tjera. Aktualisht shteti ka rënë dhe ne përbëjmë edhe rrezik për NATO-n momentalisht dhe për këshillin e sigurisë, që duhet të ishim çështje diskutimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco