Edmond Budina: Largimi i mafies në pushtet është urgjente

Edmond Budina: Largimi i mafies në pushtet është urgjente

22:45, 20/09/2022

Regjisori Edmond Budina thotë se largimi i mafias nga pushteti, është më urgjente se dekomunistizimi. Në emisionin “Now”, Budina u shpreh se nisma për dekomunistizimin është propagandë për të përfituar nga shtresa e ish-të përndjekurve politikë.

“Kush është më imediat sot, demafiostizimi i vendit apo dekomunistizimi. Unë kam përshtypjen se më i rrezikshëm sot, është mafia që kemi në pushtet dhe kudo në psikologjinë e shqiptarëve është futur mafia.

Kjo është shumë herë më imediate se historia e 30 viteve të shkuara. Unë jam plotësisht dakord që ajo duhet bërë. E gjitha kjo më duket një lloj prapagande për të përfituar nga shtresa e ish-të përndjekurve politikë”, theksoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco