Meta thirrje qeverisë: Ndërprisni pagesat për inceneratorët, rrisni pagat e pedagogëve

Meta thirrje qeverisë: Ndërprisni pagesat për inceneratorët, rrisni pagat e pedagogëve

20:20, 20/09/2022

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar në një postim të bërë në Facebook, duke i bërë thirrje qeverisë që të ndërpresë pagesat “fiktive dhe të paligjshme për inceneratorët dhe veprat e tjera korruptive”, dhe të rrisë pagat e pedagogëve.

Meta shkruan ndër të tjera se nuk ka zhvillim pa arsim dhe se duhet të plotësohen kërkesat e studentëve dhe të sigurohen libra falas për të gjithë fëmijët.

“Nuk ka zhvillim pa Arsim! Të ndërpriten menjëherë pagesat fiktive dhe të paligjshme për inceneratorët dhe veprat e tjera korruptive në mënyrë që të rriten rrogat e pedagogëve, të plotësohen kërkesat e studentëve dhe të sigurohen libra falas për të gjithë fëmijët, familjet e të cilëve nuk kanë mundësi të përballojnë shpenzimet për arsimimin e tyre.”-shkruan Meta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco