Media italiane, jehonë takimit të Berishës me demokratët në Romë

Media italiane, jehonë takimit të Berishës me demokratët në Romë

17:53, 20/09/2022

Agjencia italiane e lajmeve ItalPress ka raportuar takimin online që kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi të dielën me shqiptarët që jetojnë në Romë. 

ItalPress shkruan se takimi i mbajtur në distancë mblodhi mjaft simpatizantë të Partisë Demokratike me banim në Itali. 

Në këtë takim, thekson ItalPress, Berisha vlerësoi rolin e Italisë në rrugën e Shqipërisë drejt demokracisë, duke shtuar se ndihma e madhe e këtij vendi mik pati një rol të rëndësishëm në ecurinë e vendit.

"Ish-kryeministri Berisha ka vlerësuar kontributin e Italisë në rrugën e Shqipërisë drejt ekonomisë së tregut. 

Berisha tha se anti-mafia italiane ka dhënë gjithashtu kontribut të jashtëzakonshëm në betejën kundër mafies", shkruan ItalPress.  

"Italia po jep kontributin e saj në luftën kundër krimit të organiaur në të dy anët e Adriatikut", nënvizoi Berisha, raporton agjencia italiane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco