Diskutime dhe vendime për aksionin opozitar, Këshilli Kombëtar i PD mblidhet më 26 shtator

Diskutime dhe vendime për aksionin opozitar, Këshilli Kombëtar i PD mblidhet më 26 shtator

17:00, 20/09/2022

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike, do të mblidhet më datë 26 shtator në orën 17:00.

Sipas raportimeve, do të diskutohet e do merren vendime për aksionin opozitar.

Lajmi është bërë me dije nga kreu i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka.

Njoftimi

Kryetari i Këshillit Kombëtar

Edi Paloka ka njoftuar se ditën e hënë, 26 shtator, ora 17.00, mblidhet Këshilli Kombëtar i PD me rend dite:

- Diskutime rreth situatës  politike dhe vendimarrje mbi aksionin opozitar.

Në këtë kuadër do të shqyrtohet ecuria e procesit të nisur nga grupet e punës në të gjithë vendin për konsolidimin e strukturës së PD.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco