Një shqiptar, hero në Zvicër: Shpëton një të ri nga 20 huliganë që e rrahën dhe i vunë flakën Foto ilustruese

Një shqiptar, hero në Zvicër: Shpëton një të ri nga 20 huliganë që e rrahën dhe i vunë flakën

08:14, 20/09/2022

Një shqiptar papritmas është bërë hero në Zvicër. Teksa priste në stacionin e autobusëve “Waser” në Winterthur, më 3 shtator, një grup prej 20 personash rrahën një pasagjer dhe më pas i vunë zjarrin, duke e lyer paraprakisht me lëng ndezës.

Ishte gati mesnatë, por Agron Ajeti, një ish-ushtar nga Maqedonia e Veriut nuk e kishte frikë terrin e as grupin prej 20 huliganësh.

“Ish-ushtari nga Maqedonia nuk hezitoi asnjë sekondë, i përzuri sulmuesit dhe hodhi xhaketën e tij mbi burrin për të shuar flakët”, shkruan portali zviceran “Beobachter” të hënën., citon Koha.net.

Agron Ajeti ishte për vizitë në familjen e tij në Zvicër.  “Nuk e prisja një krim të tillë këtu”, tha 30-vjeçari shqiptar.  Viktima është dërguar në spital me djegie dhe mavijosje.

 

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco