‘Urdhri për të dhënat e hakëruara’/ Berisha: Akt policesk dhe përpjekje e Ramës për të rikthyer censurën

‘Urdhri për të dhënat e hakëruara’/ Berisha: Akt policesk dhe përpjekje e Ramës për të rikthyer censurën

21:43, 19/09/2022

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar ashpër pas urdhrit të Prokurorisë së Tiranës për të mos publikuar në media të dhënat e hakëruara nga iranianët.

Berisha dënoi me ashpersi këtë vendim, duke e quajtur akt antikushtetues, policesk, të Edi Ramës, si një përpjekje të shëmtuar për të rikthyer censurën në Shqipëri.

‘Pas shpartallimit të plotë, në një agresion të vërtetë nga hakcerët iranian të të gjithë infrastrukturës dixhitale dhe nxjerrës në treg të të gjithë të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë dhe të dhënave zyrtare sekrete të shtetit të kashtës së Edi Ramës, prokuroria e partisë, me urdhër policesk, urdhëron mediat të mos publikojnë të dhënat e publikuara për mbarë botën’, shkruan Berisha në Facebook.

Postimi i plotë:

Stop censurës së shtetit monist!

Të dashur miq, pas shpartallimit të plotë, në një agresion të vërtetë nga hakcerët iranian të të gjithë infrastrukturës dixhitale dhe nxjerrës në treg të të gjithë të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë dhe të dhënave zyrtare sekrete të shtetit të kashtës së Edi Ramës, prokuroria e partisë, me urdhër policesk, urdhëron mediat të mos publikojnë të dhënat e publikuara për mbarë botën.

Dënoj me ashpersinë më të madhe këtë akt antikushtetues, policesk, të Edi Ramës, si një përpjekje të shëmtuar për të rikthyer censurën në Shqipëri.

Shpreh mbështetjen e plotë të Partisë Demokratike për mediat dhe ju bëj thirrje të refuzojnë me guxim çdo përpjekje të regjimit, për të vendosur censurën që karakterizon regjimet moniste si ky i Edi Ramës. sb

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco