‘Ceremonia më madhështore e kohërave’/ Berisha poston VIDEO-n e lamtumirës së fundit të Mbretëreshës Elizabeth II

‘Ceremonia më madhështore e kohërave’/ Berisha poston VIDEO-n e lamtumirës së fundit të Mbretëreshës Elizabeth II

20:59, 19/09/2022

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka publikuar videon ku paraqitet momenti kur skeptri, kurora dhe rruzulli i merren Mbretereshës Elizabeth II para vendosje së saj në banesën e fundit.

‘Mbreti Charles i III, Britania e Madhe, kombi i saj dhe mbi 500 dinjitare më të lartë të planetit si dhe qindra milionë admirues nga mbarë bota morën pjesë apo përcollën në televizione ceremoninë më madhështore të kohrave, atë të lamtumirës së fundit të Elizabetës së II, mbretëreshës më jetëgjatë, më të dashur dhe më të respektuar në vendin e saj dhe në botën’, shkruan Berisha në Facebook.

Postimi i plotë:

Te dashur miq, Mbreti Charles i III, Britania e Madhe, kombi i saj dhe mbi 500 dinjitare me te larte te planetit si dhe qendra milione admirues nga mbare bota moren pjese apo percollen ne televizione ceremonine me madheshtore te kohrave, ate te lamtumires se fundit te Elizabetes se II, mbretereshes me jetegjate, me te dashur dhe me te respektuar ne vendin e saj dhe ne boten.

Ne kete video te marre nga BBC paraqitet momenti kur skeptri, kurora dhe rruzulli i merren Mbretereshes para vendosje te saj ne banesen e fundit. sb 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco