Meta: Sekretet e shtetit dhe qytetarëve ‘lakuriq’! Ja çfarë kam kërkuar në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë

Meta: Sekretet e shtetit dhe qytetarëve ‘lakuriq’! Ja çfarë kam kërkuar në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë

20:55, 19/09/2022

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një postim në rrjete sociale ka reaguar për sulmet kibernetike në vendin tonë.

Meta kujton mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të zhvilluar para agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, ku ka kërkuar të merren masa të forta për mbrojtjen nga sulmet kibernetike.

Gjithashtu Meta shkruan që qeveria të mbajë përgjegjësi pasi sekretet e shtetit dhe të qytetarëve kanë dalë ‘lakuriq’.

“Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të zhvilluar para agresionit të Rusisë kundër Ukrainës kam kërkuar të merren masa të forta për mbrojtjen nga sulmet kibernetike dhe kam marrë garanci të plota se nuk do të kishte asnjë problem.

Po kështu edhe në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të mbledhur menjëherë pas agresionit kundër Ukrainës. A mban njeri përgjegjësi në këtë Qeveri që sekretet e shtetit dhe të qytetarëve kanë dalë “lakuriq”?”-shkruan Meta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco