Meta: Nisëm sot punën konkrete për organizimin e Partisë së Lirisë

Meta: Nisëm sot punën konkrete për organizimin e Partisë së Lirisë

20:09, 19/09/2022

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka publikuar pamje nga një moment i punës për riorganizimin e partisë.

Meta shkruan në Facebook, se sot ka nisur puna konkrete për të organizuar punën.

‘Me shtabin e Njësisë Nr.5 të kryeqytetit, ku jam i deleguar, nisëm sot nga puna konkrete për organizimin e Partisë së Lirisë, në zbatim edhe të detyrave të caktuara në Konventën e Tiranës.

Kur vizioni politik është i qartë, vendimtare për ta fituar betejën mbetet organizimi.

Jam i bindur se me përkushtim të përditshëm në terren së bashku më të gjithë anëtarët dhe simpatizantët tanë do të bëjmë ndryshimin e fortë në lidhje me qytetarët dhe mbrojtjen e interesave të tyre’, - shkruan në Facebook, kreu i PL-së, Ilir Meta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco