Afera e djegësve, Berisha: Kompania vazhdon e merr nga buxheti i shtetit miliona €, sepse është e Ramës

17:30, 19/09/2022

Kryedemokrati Sali Berisha, në një takim me banorët e Pukës dhe Fushë-Arrëzit komentoi aferën e inceneratorëve.

Berisha tha se firma vazhdon dhe merr nga buxheti i shtetit dhjetëra milionë euro sepse është e Edi Ramës.

“Pasuritë përrallore që ka nuk shndërrohen në të mira për qytetarët. Ju jeni rrethi me kontributin më të madh energjetik në Shqipëri. Ju keni rrjetin më të dobët energjetik në Shqipëri, nuk përfitoni asnjë qindarkë  nga energjia që prodhohet nga ky rreth. Ju jeni pyjet më masive. Çfarë kujdesi ka për këto pyje që janë një pasuri përrallore dhe trashëgohet. Nga të gjitha pasuritë, ato që trashëgohen janë më të vyerat. Ata i japin një zhvillim të vazhdueshëm. Asnjë investim, vetëm një moratorium fiktiv dhe pastaj sëpata e partisë bën kërdinë.

Pasuritë natyrore të vendit, jo që nuk shndërrohen në vlera për qytetarët, por shndërrohen si në vendet koloniale, si një mallkim. Minierat e Munellës helmojnë Fanin. Çfarë përfitohet? Pasuritë e mëdha shfrytëzohen me klientelë. Qeveria hoqi rentën. Renta është një taksë që u jepej komunitetit në mënyrë që të investohet në nevojat e tij. E hoqi Edi Rama. Po pse e hoqi? Sepse me siguri i dërguan valixhen me para ata që i shfrytëzojnë.

Ju keni dëgjuar për aferat e djegësve. Doli dhe tha para komisionit, unë tha më vijnë  dosjet fap, fap fap dhe unë firmos, pam, pam, pam. Por ky njeri nuk mund të firmosë kurrë ashtu. Edhe unë vjedh fap, fap, fap, thoshte. Çfarë ka bërë. Ka firmosur kontratë në kundërshtim me ligjin, me procedurë të mbyllur. Merrni dhe analizoni vetëm këtë çështje.

Janë dhënë mbi 100 mln euro, nuk janë ndërtuar askund djegësi i Fierit dhe Tiranës. Djegësi i Elbasanit që është ndërtuar me 12 mln euro, nuk punon. Firma merr nga buxheti i shtetit dhjetëra milionë euro, sepse është e Edi Ramës, ministrave. Keni dëgjuar ndonjëherë që firma e ndonjë biznesmeni të shpallur në kërkim të vazhdojë funksionimin. Kurrë, as në Shqipëria as në botë. Por kur firma është e lidhur me qeverinë, për të nuk ka ligje.”-tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco