VIDEO – SYRI TV/ Financimi rus i Bashës, KQZ tryezë me ekspertë, IDEA: Fund donacioneve me origjinë të dyshimtë

14:30, 19/09/2022

Raportimet financiare të partive politike do të bëhen online, për të garantuar transparencën.  Kështu deklaroi kreu i KQZ, Ilrian Celibashi në takimin me përfaqsues të  Institutit Kombëtar për Demokraci dhe Qendren e sundimit të ligjut të Finladës. Në tryezën tekniket, ekspertët dekaruan se sistemi online do të ndalojë donacionet me origjinë të dyshimtë. Ky takim vjen pas raportit të SHBA, për financimin rus të Lulzim Bashës.

Syri tv

Disa ditë pas raportit të SHBA,  në lidhje me  financimin rus 500 mijë dollarësh të Lulzim Bashës gjatë kohës që drejtonte PD,  Instituti KOmbetar per Demokraci dhe Asistence zgjedhore dhe Qendren per Sundimin e Ligjit të Finlandës,  në bashkëpunim me KQZ zhvilluan një takim për dixhitalizimin e sistemit të raportimit të financave të partive politike. Në fjalën e tij kreu i KQZ, Ilirian Celibashi  njofttoi se  raportimet financiare të politikës do të bëhen online, për të garantuar transparencë.

Sipas eksperteve se sistemi online për raportet e financave të partive politike do të ndalojë donacionet me origjinë të dyshimtë. Përfaqësuesi i Ministrisë së Drejtësisë në Finlandë, Niklas Wilhelms  tha se databaza verifikon burimin dhe veçon rastet kur janë në konflikt me ligjin.

Tryeza teknike u organizya ne kuader të projektti Integriteti dhe besimi ne zgjedhjet në Shqipëri, si dhe nxitjen e transparencës së financave poltike në vendin tone.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco