Emigranti – Berishës: S’jemi për t’u lënë në mëshirë të fatit, na mblidh në protesta kundër Ramoviçit!

Emigranti – Berishës: S’jemi për t’u lënë në mëshirë të fatit, na mblidh në protesta kundër Ramoviçit!

12:10, 19/09/2022

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka veçuar sot nga “Foltorja” që zhvilloi me bashkatdhetarët në Romë, diskutimin e njërit prej demokratëve të orëve të para, që ishte ulur në radhën e parë të pjesëmarrësve.

Ky demokrat i vjetër i bëri Berishës publikisht një kërkesë, në emër të të gjithë emigrantëve që jetojnë e punojnë jashtë vendit: “Ishe ti që zgjove ndjenjat e popullit shqiptar me Foltoret që bëre, në atë që po bën. Atëherë na mblidh dhe ne dhe po vijmë në Tiranë, po bëjmë protesta. Të fillojmë me protesta dhe ta zhdukim Ramoviçin!”- i tha ai.

“Doktor, krimi i pafrenuar dhe i frymëzuar nga shteti po na mbulon çdo ditë, - argumentoi zotëria.-  Droga është bërë pjesë e jetës së tyre. Paraja është bërë pjesë e jetës së tyre. Në politikën shtetërore, në çdo sektor dhe në çdo institucion ka nepozitëm. Nepotizmi e ka mbuluar Shqipërinë në të gjitha baskitë, në të gjithë qeverinë, në të gjithë pjesëmarrjen...

Arsimi: pa nxënës , shkolla të mbyllura dhe pa mësues.

Shëndetësia: mjekët dhe infermierët po kërkojnë të ikin në Gjermani, po pse të ngelet Shqipëria bosh?! Nëpër plazhet të mos ketë qendra shëndetësore ku t’i shërbejnë turistëve, ti shërbejnë Shqipërisë?!

Kosova:  Ndërhyrje në çështjet e brendshme të Kosovës duke devijuar axhendën kosovare. Pse?! Dhe duke provokuar përçarje të klasës politike, provokuar popullin kosovar me vizitën e Ramës në Serbi. Me Vuçiçin, Ramoviçi.

Në Maqedoni flitet për Ballkanin e Hapur dhe mbështetet nga i paligjshmi, kryeministri i tyre. Por jo nga ne. Si do të bëhet me ne, ku do të shkojmë ne? Po orientimi i çështjeve shqiptare?!

Doktor, nesër si do të bëjmë me Ballkanin e Hapur, a do ta mbështetni apo do ta shkatërrojmë? A do ta shkatërrojmë këtë qeveri Rama pri ka marrë gjithçka?! E kam përsëritur edhe herë të tjera: “kap ça të kapësh, merr ç’të marrësh” dhe lërna ne në mëshirën e fatit! Pse?!

Nuk jemi për t’u lënë në mëshirën e fatit, - theksoi në përfundim emigranti. -  32 vjet që kërkojmë demokracinë e vërtetë. Atëherë ishe ti që zgjove ndjenjat e popullit shqiptar me Foltoret që bëre, në atë që po bën. Atëherë na mblidh dhe ne dhe po vijmë në Tiranë, bëjmë protesta, të fillojmë me protesta dhe ta zhdukim Ramoviçin!”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco