Vrasja në Shkodër, Berisha: Rendi dhe siguria në duart e krimit

Vrasja në Shkodër, Berisha: Rendi dhe siguria në duart e krimit

22:16, 18/09/2022

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar me një shënim në faqen e tij në facebook pas krimit të rëndë në Shkodër ku mbeti i vrarë një19-vjeçar.

Rendi dhe siguria në duart e krimit, shkruan kreu demokrat

Ja postimi i plotë:

Rendi dhe siguria në duart e krimit. Ekzekutimi i radhës në qytetin e Shkodrës!

Në bulevard qëllohet për vdekje i riu 19 vjeçar, Erjon Xhenjo. Vrasësit u larguan si zakonisht, në drejtim të paditur. Duke i shprehur ngushëllime familjes së viktimës dënoj me forcën më të madhe strategjinë e dhunës dhe moton e Edi Rames: Kokën ti hanë njëri tjetrit, si një moto që sjell zinxhir të pandalshëm vrasjesh dhe krimesh.

Zero tolerancë ndaj krimit është dhe do të mbetet moto e PD-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco