Bulevardi ka kamera/ Dyshohet se kanë qenë disa persona që kanë qëlluar drejt 19-vjeçarit

Bulevardi ka kamera/ Dyshohet se kanë qenë disa persona që kanë qëlluar drejt 19-vjeçarit

21:54, 18/09/2022

I riu, Erjon Xhenje është vrarë në një lokal në Shkodër.

Burimet policore nga vendngjarja thonë se kanë qënë disa persona që janë afruar dhe kanë qëlluar drejt tij, ndërsa 19 vjeçari ka qenë në një lokal, në bulevardin Bujar Bishanaku.

Autorët mësohet se kanë qenë me motoçikletë dhe më pas janë larguar nga një rrugicë. Është e paqarta se kush mund të jenë autorët, por policia është në hetim.

Mendohet se kanë qenë të paktën dy persona në këtë ngjarje. Bulevardi Bujar Bishanaku monitorohet nga kamera sigurie, por autorët janë futur në një rrugicë dytësore për t’u larguar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco