Ervin Salianji: Shqipëria nën terror, kryeministri jeton në një realitet paralel

Ervin Salianji: Shqipëria nën terror, kryeministri jeton në një realitet paralel

21:43, 18/09/2022

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka reaguar pas ngjarjeve kriminale që tronditën vendin mbrëmjen e sotme.

Salianji u shpreh se ngjarjet e sotme kriminale në Shkodër dhe Korçë edhe njëherë tjetër tregojnë që Shqipëria është pa rend dhe siguri.

Postimi i Salianjit:

Ngjarjet e sotme kriminale në Shkodër dhe Korçë edhe njëherë tjetër tregojnë që Shqipëria është pa rend dhe siguri, që banditët nuk kanë frikë nga autoriteti i shtetit dhe zgjedhin kur dhe ku të duan të lajnë hesapet me njëri tjetrin apo të kërcënojnë ata që nuk ju nënshtrohen!

Ndërkohë që grupet kriminale janë sofistikuar dhe qytetarët janë nën terror, kryeministri ka një realitet paralel kur shprehet se Shqipëria është më e sigurta!

Siguri deri më sot po tregohet që kanë vetëm bandat e krimit të organizuar, siguri që janë të paprekshëm, që çfarëdo të bëjnë qeveria do numërojë makinat e djegura dhe do përpiqet të mbulojë kriminalitetin e lartë me propagandë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco