Policia ka dhënë informacion zyrtar për ekzekutimin e ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër.
Uniformat blu bëjnë me dije se në lagjen "Guerrile" është gjetur një motoçikletë duke u djegur dhe një armë zjarri pistoletë, që dyshohet se janë përdorur nga autorët.
Autorët mendohet se kanë qenë më shumë se dy dhe FNSH po bën krehjen e zonës.
Burimet bëjnë me dije se viktima ka qenë duke pirë kafe në një lokal, ndërsa është qëlluar me armë.
AI është Erjon Xhenjo dhe është i moshës 19 vjeçare.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 20:10, në bulevardin "Bujar Bishanaku", në lagjen "Naim Gjylbegu", në një lokal, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi E. Xh., 19 vjeç, banues në Shkodër.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve, të cilët janë larguar me një motoçikletë.
Në lagjen "Guerrile" është gjetur nje motoçikletë duke u djegur dhe një armë zjarri pistoletë, që dyshohet se janë përdorur nga autorët.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.
Shërbimet e Policisë Vendore dhe FNSH Shkodër vijojnë kontrollin e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorëve.
© SYRI.net