EMRI/ Viktima në Shkodër vetëm 19 vjeç, 30 gëzhoja në vendngjarje

EMRI/ Viktima në Shkodër vetëm 19 vjeç, 30 gëzhoja në vendngjarje

21:07, 18/09/2022

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Shkodrës mbrëmjen e sotme.

Një person është vrarë me armë zjarri ndërsa ndodhej brenda një lokali në Bulevardin “Bujar Bishanaku”.

Burimet bëjnë me dije se viktima ka qenë duke pirë kafe në një lokal, ndërsa është qëlluar me armë.

AI është Erjon Xhenjo dhe është i moshës 19 vjeçare.

Ndërkohë mësohet se në vendngjarje deri tani jana gjetur të paktën 30 gezhoja plumbash. Çka tregon se ndaj viktimës është qëlluar me breshëri.

Deri në këto momente nuk ka informacion se kush mund te jënë autorët.

Por burimet policore shpjegojnë se autorët kanë qenë me motorçikletë dhe pasi kanë qëlluar janë larguar me shpjetësi dhe jane futur në një rrugicë dytësore.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton mbi ngjarjen e rëndë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco