Zhdukja Ervis Martinaj dërgohet në SPAK, prokuroria akoma nuk ka një përgjigje për ngjarjen

Zhdukja Ervis Martinaj dërgohet në SPAK, prokuroria akoma nuk ka një përgjigje për ngjarjen

15:59, 18/09/2022

Çështja e zhdukjes së Ervis Martinaj dhe përfshirja e ish efektivit të operacionales Jeton Lami është kërkuar të hetohet nga SPAK. Krerët e policisë duket se janë të bindur në detaje të ngjarjeve, duke pretenduar edhe zhvendosjen e dosjes nga Kurbini në strukturën e posaçme.

Një muaj nga zhdukja e mistershme e Ervis Martianj ende prokuroria dhe policia nuk kanë asnjë variant për këtë ngjarje.

Denoncimi i bërë nga familjarët për zhdukjen po hetohet nga prokuroria e Kurbinit.

Për këtë arsye mësohet se krerët e policisë së shtetit i kanë kërkuar zyrtarëvë të SPAK të marrin çështjen në dorë edhe pse ende nuk është provuar së kemi të bëjmë më një grup të strukturuar kriminal.

Burimet bëjnë më dije se edhe çështja e ish efektivit Jeton Lami ka qënë subjekt diskutimi në takimet e zhvilluara.

Nga policia është kërkuar që ish efektivi të merret në pyetje nga prokurorët e Struktuës së Posaçme pasi deri në këtë moment ai nuk ka treguar për njohjen e tij më Martinaj apo për implikimin e zyrtarëve të lartë përfshirë në këtë çështje.Lami i cili që prej njohjes së masën së sigurisë ka qëndruar në burgun e Shënkollit është transferuar këtë të diel në qelinë e burgut 302 në kryeqytet.

Zyrtarët e policisë takimin e kanë bërë pak ditë më parë në ambientet e SPAK ku përveç çështjes Martinaj janë diskutuar edhe për vrasjet e fundit ku Prokuroria e Posaçme i ka nën hetim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco