VIDEO/ Me armë dhe maska terrorizuan lokalin dhe rrahën 42-vjeçarin i cili po darkonte me familjen

10:09, 18/09/2022

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak ditë më parë në Sarandë, ku një 42-vjeçar është kërcënuar dhe dhunuar nga tre persona, të arrestuar ditën e djeshme nga policia.

Autorët Sinan Proda, 57 vjeç, banues në Sarandë, i dënuar më parë për vrasje; Enrik Proda, 29 vjeç dhe Armando Hako, 40 vjeç, banues në Sarandë, i dënuar më parë për vjedhje me armë; ditën e hënë më 12 shtator kanë shkuar rreth orës 22:30 të maskuar dhe me armë te bar restorant ‘Sunset’ në lagjen nr. 4 dhe kanë qëlluar me sende të forta 42-vjeçarin E. Kushova, teksa në lokal ka pasur dhe klientë të tjerë.

Kushova ka qenë duke darkuar me familjen kur e qëlluan.

Pas ngjarjes autorët janë larguar me shpejtësi me një mjet tip ‘Ford’ me targa italiane. Ditën e djeshme policia ka mundur t’u vërë prangat tre autorëve të dyshuar, të cilët dyshohen dhe për vepra të tjera penale.

Ata konsiderohen nga policia si persona me rrezikshmëri të lartë.

Armando Hako rezulton i dënuar më parë për vjedhje me armë të një automjeti, ngjarje e ndodhur në 5 gusht 2013 në fshatin Nivicë të Sarandës, ku në bashkëpunim me Lulëzim Tabakun i vodhën me kallashnikov makinën Thanas Mungulit për larje hesapesh.

Sipas informacioneve nga policia, në dhunimin e 42-vjeçarit ka marrë pjesë Enrik Proda dhe Armando Hako.

Ndërsa Sinan Proda, babai i Enrikut akuzohet se ka ndërruar targën e mjetit dhe e ka fshehur. Ngjarja dyshohet për prishje pazaresh mes Prodës Hakos dhe Kushovës.

Sinan Proda në vitin 2010 në Tiranë ka vrarë me thikë fqinjin e tij te ‘Komuna e Parisit’ të quajtur Dritan Selimi. /BW

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco