VIDEO/ Shqipëria fitoi medalje ari në Beograd, Berisha: Abakarov nderoi flamurin tonë kombëtar

VIDEO/ Shqipëria fitoi medalje ari në Beograd, Berisha: Abakarov nderoi flamurin tonë kombëtar

09:00, 18/09/2022

Shqipëria arriti një sukses të jashtëzakonshëm në mundje.

Sportisti çeçen që përfaqëson kuqezinjtë, Zelinkhan Abakarov i ka dhënë Shqipërisë medaljen e artë, pasi është shpallur kampion bote në Beograd.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka uruar Abakarov-in për suksesin e arritur.

Abakarov mposhti amerikanin Gilman Thomas me rezultatin 7-2 në finale dhe nën tingujt e himnit kombëtar ngriti flamurin kuqezi në Beograd.

Reagimi i kreut te PD-se, Sali Berisha:

“Një fitore historike, e jashtëzakonshme e mundësit Kuq e Zi, Zelimkhan Abakarov në Beograd!

Miq, shkruhet historia në Beograd, fitore tepër dominuese nga mundësi ynë me performancë mahnitëse e të rrallë, Zelimkhan Abakarov.

Mundësi Kuq e Zi nderoi flamurin tonë kombëtar, duke fituar medaljen e parë të artë në kampionatin botëror të mundjes.

Ai mposhti amerikanin, Gilman Thomas (medalist dhe kampion bote).

Një përballje burrërore tepër e saktë, tepër emocionuese, dhe gjithcka e mirëkalkuluar, e mirëmenduar nga sportisti ynë.

Urimet më të përzemërta.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco